16.6 C
Pogradec
16.5 C
Korçë
16.7 C
Bilisht
16.1 C
Ersekë
15.2 C
Maliq
17.5 C
Liqenas
Wednesday, June 24, 2026

Nga Gentian Çala/ Demokraci nuk ka më!

- Advertisement -

Nga Gentian Çala/ No more democracy!
(Demokraci nuk ka më!)

Për këdo që besonte ende në demokracinë apo thuajse demokracinë e republikës sonë, tashmë është e qartë se ajo nuk ekziston.

Seanca e sotme parlamentare zgjati shkurt, me përplasje, pas provokimit kryeministror dhe reagimit të drejtë të opozitës.

Regjimi nuk ngurroi të tregonte muskujt, nervozizmin dhe forcën e kartonëve. Regjimi nuk duron më asgjë kundër. Seanca mbaroi, teatri u mbyll dhe gjithë trupa diplomatike besoj se mbeti e shangur nga ajo që kundronte nga lozhat e sallës së kuvendit.

Asgjë e programuar për seancë normale nuk ndodhi. As fasadë nuk ka më regjimi, sepse mendon se nuk i duhet.

Arroganca nuk pyet as për kushtetutë, as për rregullore dhe as për ligje. Ata e dinë që shtetin e kanë kapur nga maja e piramidës.

Kërcënimet për radhën e supës për arkitektët, kërcënimet për gjyqtarët, kërcënimet për prishje dhe shpronësime tregojnë se regjimi do të shprehet me të gjithë arsenalin e tij të improvizimit, të arbitraritetit, të shpërfilljes ndaj normave dhe rregullave.

Demokraci nuk ka më, gjithçka po funksionon si “one man show”.

Besoj se plaga e regjimit ka filluar të majiset deri në atë pikë sa po prek të gjithë organizimin, jetën e vendit. Regjimi nuk pyet për ju, do të vazhdojë të na shkelë deri në momentin kur ngrihemi dhe reagojmë.

Më mirë një fund me dhimbje sesa një dhimbje pa fund!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit