17.4 C
Pogradec
17.9 C
Korçë
17 C
Bilisht
16.8 C
Ersekë
17.3 C
Maliq
17.9 C
Liqenas
Friday, April 17, 2026

Pogradec/ Dokumentari “Rikthimi i Zonjave” vjen në Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Në datën 19 Shtator në Kinemanë e qytetit…

- Advertisement -

Në kuadër të edicionit të 15-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë premierën e dokumentarit “Rikthimi i Zonjave”, me autor Armand Braho. Ky dokumentar sjell një rrëfim të ndjerë mbi jetën dhe vuajtjet e grave shqiptare gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Përmes dëshmive dhe kujtimeve, filmi ngre lart forcën dhe dinjitetin e tyre, duke e shndërruar në një homazh për sakrificat që nuk duhen harruar.

Shfaqja do të mbahet më 19 shtator 2025, ora 18:00, në natën e katërt të festivalit në qytetin e Pogradecit. Autori i dokumentarit, Armand Braho, në ftesën e tij drejtuar publikut, e cilëson këtë vepër si një moment reflektimi, arti dhe kujtese për historinë:
“Ky dokumentar është një rrëfim i dhimbshëm e i vërtetë mbi jetën, vuajtjet dhe sakrificat e grave në periudhën e diktaturës. Është një homazh për forcën dhe dinjitetin e tyre, por edhe një kujtesë për historinë që nuk duhet harruar.”

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë, tashmë një traditë e konsoliduar kulturore në Pogradec, mbledh çdo vit artistë, kineastë dhe dashamirës të artit e kulinarisë nga e gjithë rajoni, duke e kthyer qytetin në një qendër të veçantë të dialogut kulturor ballkanik.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit