4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Kompania e pastrimit nuk po bën punën! Denoncon këshillari…

- Advertisement -

Këshilltari i Këshillit Bashkiak Pogradec, Arber Male, ka ngritur shqetësimin e qytetarëve lidhur me pastrimin dhe largimin e mbetjeve në disa Njësi Administrative të bashkisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se pranë tij kanë mbërritur ankesa të shumta nga banorë, të cilët pretendojnë se firma e kontraktuar për pastrimin nuk po përmbush detyrimet e saj.

Male kujtoi se vetëm një javë më parë, firma e pastrimit kishte fituar tenderin nga Bashkia Pogradec, ndërsa theksoi se në ditët në vijim do të flitet më gjerësisht për përgjegjësitë që kjo kompani ka ndaj qytetarëve.

Deklarata e plotë e Arber Malës:

“Ankesa të shumta kanë ardhur në lidhje me pastrimin dhe largimin e plehrave nga Njësitë Administrative ku banorët ankohen për mos pastrimin dhe largimin e mbetjeve nga firma përkatëse. Kujtojmë se një javë më parë firma e pastrimit ka fituar tenderin nga Bashkia Pogradec për të cilën do të flasim në ditët në vijim për detyrimet që kjo firmë ka ndaj qytetarëve. Ju lutem më shkruani nga të gjitha Njësitë Administrative nëse keni pasur probleme me pastrimin e territorit ku jetoni!”

Këshilltari i ftoi banorët të raportojnë problematikat e tyre, në mënyrë që çështja të trajtohet në institucionet përgjegjëse dhe të sigurohet ofrimi i shërbimit për të cilin paguhet firma e kontraktuar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit