21 C
Pogradec
21.4 C
Korçë
20.6 C
Bilisht
20.8 C
Ersekë
13.3 C
Maliq
14.6 C
Liqenas
Monday, September 15, 2025

Tenderi që nuk justifikon investimin në Kolonjë, ende asnjë përgjegjës…

- Advertisement -

Tre vjet më parë, JOQ publikoi një lajm për një tender të dyshimtë në Kolonjë, ku kryebashkiaku Erion Isai nënshkroi kontratën për rikonstruksionin e kanalit vaditës në fshatin Gostivisht. Tenderi kishte vetëm një kompani pjesëmarrëse, “Zeqillari SHPK”, dhe kjo fitoi mbi 370 milionë lekë të vjetra, një shifër më e madhe se 94% të fondit limit.

Ky tender, me mungesë të konkurrencës, ngjalli dyshime serioze për abuzime dhe manipulime me fondet publike. Pavarësisht këtyre dyshimeve, Erion Isai ende është kryebashkiak i Kolonjës dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj tij nga SPAK e cila si duket është në gjumë. Tenderi nuk është hetuar, teksa asnjë masë ligjore nuk është marrë për shkeljet. Është absurde që një vlerë e tillë të harxhohet për kanalin e një fshati dhe për më tepër me një kompani të vetme që konkurron.

Pas tre vjetësh, asnjë hap konkret nga drejtësia për të hetuar këtë tender. SPAK, që shpesh paraqitet si institucioni që do të luftojë korrupsionin, ka heshtur, teksa Erion Isai vazhdon të jetë në postin e tij. A ka mundësi që drejtësia të zgjohet dhe të marrë masa, apo do të lërë kolonjarët në dorë të një kryebashkiaku që abuzon me fondet publike?

Burimi: JOQ

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit