Policia ka njoftuar për dy raste të veçanta të evidentuara në qarkun e Korçës, ku janë regjistruar procedime penale ndaj dy shtetasve.
Në Ersekë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin P. L., 50 vjeç, banues në Ersekë. Ky shtetas u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje dhe, gjatë verifikimeve, ka kanosur me fjalë një punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).
Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në DVKM Korçë kanë referuar materialet në Prokurori edhe për shtetasin P. D., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili akuzohet për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Deklarata e Policisë:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. L., 50 vjeç, banues në Ersekë, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi pa leje dhe ka kanosur me fjalë një punonjës të IMT-së.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. D., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ‘Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror’.”