Një 45-vjeçar nga Korça është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili rezulton i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Sipas të dhënave zyrtare, materialet hetimore janë referuar nga Komisariati i Policisë Korçë në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit M. P., banues në Korçë.
Deklarata e Policisë:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. P., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.”