21 C
Pogradec
21.4 C
Korçë
20.6 C
Bilisht
20.8 C
Ersekë
13.3 C
Maliq
14.6 C
Liqenas
Monday, September 15, 2025

Kolonjë/ Përplasen dy motomjete, mbetet një i lënduar…

- Advertisement -

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Korçë–Ersekë”, ku janë përfshirë dy motomjete. Sipas të dhënave zyrtare, drejtuesi i njërit prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe është përplasur me motomjetin tjetër.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar lehtë 56-vjeçari G. R., i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka nisur procedim penal ndaj tij, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë.

Deklarata e plotë e Policisë:
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. R., 56 vjeç, pasi në aksin rrugor ‘Korçë – Ersekë’, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, si pasojë, është përplasur me një motomjet tjetër që drejtohej nga shtetasi Q. R., 56 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar lehtë shtetasi G. R.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit