Policia e Korçës ka evidentuar dhe proceduar penalisht disa raste të veprave penale, duke shpallur në kërkim dhe duke nisur hetime për disa shtetas në qytet dhe në zonat përreth.
Sipas njoftimit zyrtar, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. B., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një 42-vjeçare dhe e ka kanosur me fjalë atë.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. L., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushta një 53-vjeçar, për motive të dobëta.
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. J., 53 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

