Policia e Pogradecit ka kryer ndalimin e një 62-vjeçari dhe ka proceduar penalisht një tjetër shtetas për vjedhje, në dy raste të veçuara të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë bën me dije:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin J. B., 62 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale ‘Dhuna në familje’.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. H., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë lekësh një 52-vjeçari, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 5, Pogradec.”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

