4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Policia “bën batërdinë” me gjoba në Qarkun e Korçës, 694 gjoba janë vendosur…

- Advertisement -

Policia Rrugore e Korçës ka shtuar kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Prioritetet janë kontrollet me testet e alkoolit ndaj drejtuesve të mjeteve, parakalimet e gabuara, sidomos ato në kthesa ku fushëpamja është e kufizuar, përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe tejkalimet e shpejtësisë, të cilat janë burime aksidenti.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë periudhës 01.09.2025 – 09.09.2025:
Janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi;
Janë vendosur 694 masa administrative, për shkelje si:
-drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
-tejkalim shpejtësie;
-parakalime të gabuara;
-përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit;
-mosvënie e rripit të sigurisë.

Gjatë kësaj, janë planëzuar me shërbim punonjës policie në segmentin e rri rrugor “Qukës-Qafë Plloçë”, i cili monitorohet me kamera, radar dhe dron, me qëllim konstatimin e shkeljeve dhe identifikimin e shkelësve.

Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, tejkalimi i shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara, janë veprime të rrezikshme, që rrezikojnë seriozisht jetën e drejtuesive dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia apelon për kujdes dhe përgjegjësi nga të gjithë drejtuesit e mjeteve. Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, në çdo orar, në të gjitha rrugët e qarkut. Çdo rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit mund të denoncohet në numrin 112.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit