Policia e Pogradecit ka referuar në Prokurori materiale për fillimin e procedimit penal ndaj disa shtetasve, të kapur në shkelje të ligjit.
Në vijim të kontrolleve, u proceduan penalisht shtetasit D. J., 23 vjeç, dhe Z. M., 29 vjeç, të dy banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Gjithashtu, u proceduan penalisht 5 të mitur 15-vjeçarë, të cilët dyshohet se, për motive të dobëta dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushta një bashkëmoshatar të tyre, 15 vjeç.
Policia/ Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
D. J., 23 vjeç, dhe Z. M., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik të tyre iu është gjetur dhe sekuestruar nga një mjet prerës (thikë);
Për 5 shtetas të mitur 15-vjeçarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushta një 15-vjeçar.

