Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë vënë në pranga tre drejtues mjetesh, të kapur në shkelje të rënda të Kodit Rrugor.
Në fshatin Boboshticë, u arrestua shtetasi Dh. Gj., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Në qytetin e Pogradecit, u ndalua shtetasi E. B., 37 vjeç, i cili qarkullonte me automjet në gjendje të dehur. Ndërkohë, në një tjetër rast, në Korçë, u arrestua shtetasi U. S., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi A. S., 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e dëmtuar lehtë një pasagjere që ndodhej në automjetin e 40-vjeçarit.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia/ Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
Dh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
E. B., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
U. S., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi A. S., 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ngeli e dëmtuar lehtë një pasagjere që ndodhej në mjetin që drejtohej nga 40-vjeçari.

