Një 62-vjeçar është vënë në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje në lagjen nr. 3 të qytetit.
Burime nga Policia bëjnë me dije se shtetasi F. M., banues në Pogradec, u kap në flagrancë pasi kishte marrë disa sende personale nga automjeti i një 26-vjeçari.
Sipas të dhënave zyrtare, materialet në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, e cila do të kryejë veprimet e mëtejshme ligjore.
Policia/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 62 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lagjen nr. 3, ka vjedhur disa sende personale në automjetin e një 26-vjeçari.

