Korçë – Procedime penale për shkelje në qarkullim dhe vepra të tjera
Policia e qarkut Korçë ka referuar në Prokurori disa materiale për raste të ndryshme, ku janë proceduar penalisht disa shtetas.
Në Pogradec, nisi procedimi penal ndaj shtetasit M. R., 79 vjeç, i cili, duke drejtuar motomjetin, humbi kontrollin mbi drejtimin dhe si pasojë mjeti doli nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua vetë 79-vjeçari. Po ashtu, procedim penal u regjistrua edhe për një 17-vjeçar, i kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Në Devoll, shërbimet e Komisariatit ndaluan shtetasin D. D., 43 vjeç, banues në këtë qytet, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Ndërkohë, procedim penal nisi edhe ndaj shtetasit K. Sh., 66 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, pasi është kthyer në shqetësues për komunitetin, duke përdorur shprehje sharëse dhe fyese.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë prokurorise për vijimin e mëtejshëm të veprimeve ligjore.

