12.5 C
Pogradec
12.3 C
Korçë
12.1 C
Bilisht
11.1 C
Ersekë
11.4 C
Maliq
13.1 C
Liqenas
Friday, May 15, 2026

Nga Eduart Bardhushi: Korça qyteti i dritave të fikura, një tjetër jetë u shua mbrëmjen e djeshme…

- Advertisement -

Korça, qyteti i dritave… të fikura!

Një tjetër jetë u shua mbrëmë në rrugën e Voskopojës, një grua me biçikletë e përplasur për vdekje.

Po rruga? Errësirë.
Sinjalistika? Zero.
Premtime? Plot.

Korça Plus e ka publikuar me dhjetëra herë problematikën e këtij aksi rrugor, por edhe pse media që zëri është më i fortë se banori, Bashkia Korçë ka injoruar dhe ka zgjedhur të ndezë dritat vetëm nëpër festivalet e parkut “Rinia” apo në Festën e Birrës dhe në qendër, pra aty ku bëhen fotot për story Instagram, ndërsa në periferi, njerëzit të përplasen, të vdesin, e pastaj “faji” mbetet jetim…

Të mos bëjmë rolin e budallait dhe ju patronazhistët e partisë, Bashkisë dhe drejtuesve të institucioneve përkatëse si ARRSH, nuk iu bëhet vonë fare, e kanë më kollaj të vendosin ndriçues dekorativë nëpër pemë sa për sy e faqe, se sa të shpëtojnë jetë njerëzish…

Dhe kështu, çdo vit kemi më shumë lapidarë në rrugë, se sa llamba funksionale.

Në fund, tragjeditë nuk i shkakton vetëm një shofer, i shkakton edhe errësira e atyre që qeverisin qytetin!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit