Më 23 gusht 1990, vetëm katër muaj pas ndryshimeve në Kodin Penal që e hoqën “kalimin e kufirit” si “tradhti ndaj atdheut”, u ekzekutuan barbarisht nga forcat kufitare të rinjtë që tentuan të kalonin në Greqi, në postën kufitare të Rehovës:
⚫ Petrit Bashkim Ajdini, 26 vjeç, nga Korça
⚫ Artur Xhevahir Kërçelli, 25 vjeç, nga Korça
⚫ Niko Stefan Joti, 24 vjeç, nga Erseka
⚫ Safet Irfan Rrapo, 31 vjeç, nga Erseka
U arrestua dhe u dënua me 4 vite burgim Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, ndërsa arratisjen arriti ta realizonte vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça.
Varrezat e Korçës u kthyen atë ditë në një demonstratë të fuqishme antikomuniste, duke çuar në arrestime dhe dënime të tjera.
📄 Dokumentet arkivore dëshmojnë për ekzekutimet dhe cinizmin e një sistemi që, pavarësisht ndryshimit ligjor, vijoi të trajtonte kufirin si “Objekt të Rëndësisë së Veçantë” dhe nuk ndaloi urdhërin e hapjes së zjarrit.
Me tëper për këto ngjarje të ngjashme në kufirin verior do flasim me 28 gusht, në Universitetin e Shkodrës, ky AIDSSh organizon simpoziumin kushtuar krimeve në kufi dhe kujtesës së viktimave.

