Korçë – Aksident i rëndë në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësore që ndodhej në rrugë. Dyshohet se e dëmtuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave.
Pak minuta më vonë, gruaja e aksidentuar humbi jetën. Mësohet se ajo ka qenë anës rrugës me biçikletë, kur është përplasur nga automjeti.

