Shqiptrarët e Ukrainës
U larguan nga zona e Korçës, menjëherë pas pushtimit turk dhe për 200 vite jetuan në Bullgari. Më pas një pjesë u zhvendosën në Ukrainë dhe kanë 300 vite që jetojnë aty. Numri i Shqiptrarëve që jetojnë në Ukrainë arinë në 5000.
Shqiptarët fillimisht u vendosën 220 km në veri të Odesës në fshatin Karakurt së bashku me bullgarët dhe gagauzët. Në fillim të vitit 1860 një pjesë e fshatit Karakurti sot Zhovtnjovoje u shpërngul në rajonin e brigjeve të Detit Azov rreth 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra: Taz sot Devnenskoje, Tyshki sot Gjeorgjevka, Xhandran sot Gamovra, ku jetojnë edhe sot që këtë tokë ua dhuroi Katerina e II e Rusisë.
Banorët janë toskë, të shpërngulur nga rajoni i Pogradecit dhe Korçës, si pasojë e përndjekjes osmane. Pas një rrugëtimi nëpër Greqi, Bullgari e Rumani përfunduan në Ukrainë. Gjuha që flitet sot në këto 4 fshatra, Karakurt (Zhovtnjovoje), Taz (Devneskoje), Tyshki (Gjeorgjevka) dhe Xhandran (Gamovra), është një përzierje e shqipes toskë me rusishten. Por megjithatë zakonet, veshjet dhe tiparet dalluese mbeten të njëjta. Banorët e këtyre fshatrave e identifikojnë veten si shqiptarë.
Megjithatë, gjuha shqipe, një toskërishte arkaike, akoma flitet në shumë familje të këtij komuniteti.
Në foto : Shqiptarët e Ukrainës dhe ermërtimi i rrugëve “Rruga e vogël shqiptare” (Vulica Mala Arnautskaya) në Odesë të Ukrainës. Ndanë saj shtrihet “Rruga e madhe shqiptare” (Vulica Velika Arnautskaya)

