10.7 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.9 C
Bilisht
10.2 C
Ersekë
10.3 C
Maliq
11.5 C
Liqenas
Tuesday, May 5, 2026

Nuk gjejnë qetësi doganat në juglindje, 21,326 shtetas kanë kaluar vetëm në një ditë…

- Advertisement -

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë ka bërë të ditur shifrat e lëvizjeve të qytetarëve në pikat kryesore të kalimit kufitar gjatë ditës së djeshme, ku është shënuar një fluks i lartë hyrjesh dhe dalje-sh.

Sipas njoftimit zyrtar:

“Për datën 16.08.2025, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 5205 shtetas dhe kanë dalë 6291 shtetas, ndërsa në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës kanë hyrë 5388 shtetas dhe kanë dalë 4442 shtetas.”

Ky fluks i lartë lëvizjesh shpjegohet kryesisht me sezonin veror dhe kthimin e emigrantëve shqiptarë për pushime, por edhe me turistët që shfrytëzojnë këto pika kufitare për të hyrë e dalë nga vendi.

Autoritetet kufitare theksojnë se po punohet me kapacitete të plota dhe me procedura të përshpejtuara për të shmangur vonesat dhe pritjet e gjata në sportele.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit