10.7 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.9 C
Bilisht
10.2 C
Ersekë
10.3 C
Maliq
11.5 C
Liqenas
Tuesday, May 5, 2026

Qendra Rinore në Korçë, një hapësirë bashkëkohore për të rinjtë

- Advertisement -

ATSH/ Me investimet e fundit, Qendra Rinore në Korçë ofron një ambient modern dhe mikpritës ku të rinjtë mund të zhvillojnë talentet e tyre.

E transformuar në një hapësirë të përmirësuar për energjinë dhe kreativitetin e të rinjve, kjo qendër ofron të gjitha kushtet e nevojshme që ata të marrin pjesë në aktivitete kulturore, të argëtohen dhe të mësojnë së bashku.

Bashkia Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, mbështet fuqimisht krijimin e hapësirave që fuqizojnë rininë dhe nxisin pjesëmarrjen aktive në jetën e komunitetit.

“Investimi te rinia është investimi te e ardhmja e Korçës”, thuhet në njoftimin e bashkisë Korçë.

Qendra Rinore në Korçë ka një sallë kinemaje, tavolina ping pongu, bilardoje, ambjentin e podcast-it, salla ku të rinjtë mund të punojnë në grupe për realizimin e projekteve shkollore e jashtëshkollore.

Bashkia e Korçës ofron edhe të tjera ambiente për të rinjtë siç është zona sportive e qytetit e biblioteka, ndërsa janë të shumta edhe aktivitetet e organizuara që kanë në qendër të rinjtë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit