10.7 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.9 C
Bilisht
10.2 C
Ersekë
10.3 C
Maliq
11.5 C
Liqenas
Tuesday, May 5, 2026

Mokra n’Fest mbledh në edicionin e 6-të qindra pjesëmarrës. Festë dhe argëtim në zonën historike…

- Advertisement -

Mokra n’Fest, festa e krahinës së Mokrës e cila ka në qendër të saj promovimin e monumenteve të natyrës, kulturës por edhe traditave të zonës edhe në këtë edicion të saj të VI solli në vëmendje pikërisht zakonet, historinë dhe mikpritjen mokrarçe.

“Ura e Gurit” Monument Kulture e kategorisë së parë si pjesë e rrugës “Egnatia” dikur e përshkuar nga karvanët e tregëtarëve, tashmë mbledh banorët, vizitorë e turistët të cilët mahniten me madhështinë e saj por edhe atë se çfarë në festë ekspozohet e shpaloset, që nga gatimet e mishit, brumit, prodhimet e tokës.

Ledjan Zeqollari
Drejtor i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Pogradec

“Festa e Mokrës festohet për herën e tretë pranë urës së Golikut, është monument kulture e kategorisë së parë, i përket shekullit të XVII. Është urë mjaft e rëndësishme e degëzmit të rrugës Egnatia që asakohe kalonte përgjatë Mokrës, promovon turizmin, promovon monumentet e kulturës që Mokra i ka të shumta. Krahasuar me vitet e tjera ka një numër mjaft të madh njerëzish kjo falë promovimit që është bërë “

Mokra e mokrarët janë të njohur sidomos për shëëndetin që i pijnë mikut me dolli, rakia e kumbullës së kësaj zone nuk njeh gjini, pasi dollia ngrihet nga burrat e gra.

Sinkron banorë
” Mokra për tradita, për punedore, për byrek, mishin në hell, fasulet. Kulaçi, buke me brumë, sodanik, me miell pe misri. Rakinë e pinë e bhrrat e gratë, bëjnë dolli “

Vit pas viti Mokra n’Fest mbledh më shumë vizitorë vendas dhe të huaj nga të gjitha qytetet e fshatrat shqiptare nga jugu në veri, pasi nami i mirë i mokrarëve është i madh.


” kam ardhur së me pëlqen shume Mokra, gëzuar Festën Mokrës. Jam nga Peshkopia hera e parë në Moker. Shumë bukur “

” Nga Rumania. Kam vjehrrin këtu. Kam burrin shqiptar. Kam dy vjet. Me pelqen. Do rikthehem”

Mokra n’Fest u shoqërua me muzikë tradicionale të zonës, vallet popullore e vallet dyshe të burrave, mbrëmja pati edhe sfida dhe performanca në ajër me grupin e të guximshmes Fiona Rushiti, për ta përmbyllur festën me kampingun e të apasionuarve pas natyrës. Më shumë se 4 mijë të pranishëm “në të lashtën Mokrës me thinja mençurie dhe shpirt fisnikërie”, siç shkruante Dritëro Agolli.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit