4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Gjykata le në burg 14-vjeçarin, babain dhe xhaxhain e tij, për vrasjen në Pirg…

- Advertisement -

Korçë – Masa sigurie për autorin e dyshuar të vrasjes në Maliq

Gjykata e Korçës ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Pirg të Maliqit, ku mbeti i vrarë me thikë 14-vjeçari Erald Xhejo.

Sipas vendimit të trupit gjykues, autori i dyshuar Enedio Guri do të qëndrojë në arrest me burg, masë që u vendos edhe për të atin, Edison Guri, dhe për xhaxhain, të akuzuar për pengim të zbardhjes së së vërtetës. Ndërkohë, një mik i babait të autorit është lënë në arrest shtëpie, ndërsa katër të miturit e tjerë, të përfshirë në konfliktin e asaj dite, do të jenë nën detyrim paraqitjeje, me mbikëqyrje të prindërve.

Burime nga salla gjyqësore thanë se gjatë seancës, 14-vjeçari Enedio Guri foli mes lotësh, duke shprehur pendesë të thellë:

“Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e çastit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen.”

Avokati i tij, Ledian Spaho, në një deklaratë për mediat u shpreh:

“Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi që autorit t’i caktohet masa ‘arrest në burg’. Kjo është një pasojë e krijuar nga një konflikt i çastit. Edhe pse i mitur, gjykata e vlerësoi të vlefshëm arrestimin, ashtu si edhe për babain Edison Guri dhe për xhaxhain e tij. Për të miturit e tjerë, gjykata vendosi se arrestimi nuk ishte i ligjshëm, duke urdhëruar mbikëqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen e tyre para gjykatës. Autori shprehu pendesë, tha se nuk donte të kishte këtë pasojë dhe se nuk e dinte që veprimet e tij do të çonin deri këtu. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i tij, duke thënë se i vjen keq për pasojën e ndodhur.”

Ngjarja e rëndë vijon të rëndojë opinionin publik në Maliq, ndërsa procesi gjyqësor do të vijojë me hetime të mëtejshme të Prokurorisë së Korçës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit