4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Del para gjykatës Endio Guri, adoleshenti i akuzuar për vrasjen në Maliq. Jashtë gjykatës dhjetra familjarë

- Advertisement -

Në Gjykatën e Korçës është shoqëruar mëngjesin e sotëm Endio Guri, adoleshenti i akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit të tij 14-vjeçar në qytetin e Maliqit.

Në orët në vijim pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, ku Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për “arrest me burg”.

Momenti i mbërritjes së të arrestuarit në ambientet e gjykatës është shoqëruar me prani të shtuar të forcave të policisë, ndërsa dhjetëra qytetarë e familjarë janë mbledhur jashtë për të ndjekur nga afër zhvillimet e çështjes.

Ngjarja e rëndë, e ndodhur disa ditë më parë, tronditi opinionin publik për shkak të moshës së mitur të viktimës dhe autorit të dyshuar, duke rikthyer debatin mbi dhunën mes të rinjve dhe masat parandaluese që duhen marrë nga institucionet dhe komuniteti.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit