4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Mbetet aktiv zjarri pranë Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë, përhapet poshtë piramidës 15! Rreth 60 forca po punojnë në terren

- Advertisement -

Zjarri pranë Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë vazhdon të jetë ende aktiv, ku flakët janë përhapur poshtë piramidës 15, ndërsa në drejtim të Rezervatit Gërmenj-Shelegur nuk ka përhapje të re.

Rreth 60 forca nga MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë, mbështetur edhe prej forcave të ushtrisë nga reparti i Drenovës, janë afër perimetrit të prekur, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe shuarjen e plotë. Nga parashikimi i motit, duket se mund të kete reshje shiu në zonë rreth mesditës, duke shpresuar se do na ndihmojë për neutralizimin e vatrave./shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit