4.2 C
Pogradec
3.5 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
0.9 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Nis ndërtimi i muzeut për Dritëro Agollin në Devoll, do ekspozohen dorëshkrime origjinale, fotografi dhe dokumente arkivore

- Advertisement -

Në fshatin Menkulas të Devollit, vendlindja e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, është hedhur hapi i parë drejt realizimit të një ëndrre të kahershme: ndërtimi i Shtëpisë-Muze kushtuar figurës së tij.

Ky projekt kulturor do të ruajë përjetësisht kujtimin dhe trashëgiminë e një prej emrave më të ndritura të letërsisë shqipe, duke u bërë një homazh për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe një urë lidhëse mes brezave.

Në këtë ngjarje të veçantë ishin të pranishëm Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj Baba Mondi si dhe vajza e shkrimtarit, Elona Agolli, të cilët morën pjesë në ritin tradicional të kurbanit, duke e bekuar simbolikisht ndërtimin e muzeut. Elona Agolli, e emocionuar, ndau kujtime të veçanta nga jeta e të atit, duke e rikthyer në sytë e të pranishmëve jo vetëm si një kolos të letrave shqipe, por edhe si një baba plot dashuri. Shtëpia-Muze e Dritëro Agollit pritet të shndërrohet në një qendër të gjallë kulturore. Aty do të ekspozohen dorëshkrime origjinale, objekte personale, fotografi dhe dokumente arkivore, duke u kthyer në një pikë referimi për çdo vizitor dhe të ri që dëshiron të prekë nga afër jetën dhe veprën e këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare.S.B/I.M/Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit