5.1 C
Pogradec
4.7 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
4.7 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
4.3 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

Vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Jole: Po punojnë 150 forca për shuarjen! 7 ha e djegur

- Advertisement -

Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës është ende aktive. Perfekti Nertil Jole bën me dije se 150 forca po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa thotë se janë favorizuar edhe nga ulja e temperaturave. Deri më tani llogaritet rreth 7 ha sipërfaqe me bimësi që është djegur nga flakët. Situata aktuale në territorin e Qarkut Korçë paraqitet e stabilizuar. Të gjitha vatrat e zjarrit janë neutralizuar dhe nuk paraqitet rrezik për përhapje të mëtejshme. Ndërhyrjet dhe monitorimi në terren vijojnë për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm.PREFEKTURA E QARKUT KORÇË
INFORMACION ZYRTAR – SITUATA E ZJARREVE
Data: 28.07.2025, ora 09:00

Në vijim të monitorimit dhe ndërhyrjeve të kryera nga strukturat përgjegjëse të Emergjencave Civile vendore, situata aktuale në territorin e Qarkut Korçë paraqitet e stabilizuar. Të gjitha vatrat e zjarrit janë neutralizuar dhe nuk paraqitet rrezik për përhapje të mëtejshme. Ndërhyrjet dhe monitorimi në terren vijojnë për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm.

  1. Fshati Strelcë, Njësia Administrative Gorë, Bashkia Maliq:
    Zjarri është shuar plotësisht dhe vatra është neutralizuar. Vijon monitorimi nga forcat vendore në terren.
  2. Zona midis fshatrave Dishnicë dhe Barç, Nj.A. Bulgarec, Bashkia Korçë:
    Zjarri është neutralizuar dhe situata paraqitet e qëndrueshme. Sektori i shërbimit pyjor vijon monitorimin.
  3. Fshati Lajthizë, Bashkia Pustec – rruga Zvezdë–Goricë:
    Zjarri në zonën e sipërme të fshatit është nën kontroll. Vatrat janë momentalisht të neutralizuara. Prezenca e tymit gjendet brenda sipërfaqes së djegur dhe nuk paraqet rrezik për përhapje.

Angazhimet e datës 27.07.2025 në Bashkinë Pustec (“Parku Kombëtar Prespa”):

Në terren kanë qenë të angazhuara gjithsej 64 forca.

Planifikimi i ndërhyrjes për datën 28.07.2025, ora 05:00:
Për neutralizimin përfundimtar të vatrave në Lajthizë janë angazhuar:

13 forca nga ADZM

13 forca nga MZSH

25 forca ushtarake nga reparti nr. 1033

Total: 51 forca

Në vendngjarje ishte i pranishëm edhe Prefekti i Qarkut, për koordinimin e veprimeve dhe mbikëqyrjen e operacioneve në terren.

Monitorimi dhe ndërhyrja do të vijojnë deri në shuarjen e plotë të çdo vatre dhe garantimin e sigurisë në Parkun Kombëtar të Prespës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit