6 C
Pogradec
5.3 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.8 C
Maliq
4.9 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

Korçë/ Thirrje për profesionistë në administratën vendore, a do të përfshihen edhe figura të së djathtës?

- Advertisement -

Kreu i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka bërë një thirrje publike për profesionistë që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e qytetit dhe administrimin e njësive vendore në të gjithë territorin e bashkisë. Në një postim në rrjetet sociale, Filo fton arkitektë, inxhinierë, juristë, ekonomistë, specialistë të shërbimeve publike, por edhe ekspertë të fushave të mjedisit, pyjeve dhe bujqësisë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e administratës.

“Korça ka nevojë për njerëz me vizion, përkushtim dhe dashuri për qytetin,” shkruan Filo, duke e cilësuar këtë një mundësi për të bashkëndërtuar Korçën e së ardhmes. Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe letrën e interesit në adresën elektronike zyrtare të bashkisë apo të aplikojnë në faqen www.bashkiakorce.gov.al.

Por, ajo që mbetet e hapur dhe që ngjall diskutim është nëse kjo thirrje do të përfshijë edhe figura të së djathtës, veçanërisht pas deklaratës së fundit të Kryeministrit Edi Rama, i cili ka kërkuar që administrata të mos përjashtojë profesionistë për shkak të bindjeve politike, duke hapur rrugë për afrimin e eksponentëve dhe drejtuesve të Partisë Demokratike në radhët e administratës publike.

A do të jetë Bashkia Korçë pjesë e kësaj filozofie të re të përfshirjes gjithëpërfshirëse, apo do të vijojë me strukturën tradicionale politike?

Kjo mbetet për t’u parë në përzgjedhjen e emrave dhe transparencën e procesit. Gjithashtu mbetet për tu parë nëse nga e djatha do të vijojnë dezertorët politik.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit