Nga: Eduart Bardhushi
STADIUMI SKËNDERBEU…SË SHPEJTI PËR SHOPPING, KAFE…MBASE DHE DASMA!
Miq, lajmi i ditës: Sot u miratua zyrtarisht leja për ndërtim – ose siç thuhet në gjuhën moderne – për gllabërimin estetik dhe ekonomik të stadiumit “Skënderbeu” në Korçë.
Nuk do kemi më një stadium… do kemi një kompleks me lokale, parking, kafene, mbase dhe ndonjë dhomë për dashnore…
Arkitektët? Të huaj sigurisht, që ndoshta nuk kanë parë ndonjëherë ndeshje në stadiumin tonë, por ama dinë të ndërtojnë mrekulli vizuale për Instagram.
Bashkia Korçë? Me plot krenari ka firmosur lejen, ndërkohë që “Skënderbeu” lufton për mbijetesë në fushë, por s’ka gjë se për selfie do kemi tribuna rozë me hijet e pemëve nordike.
Futbolli? Mendoj se aii tani është pjesë dytësore, se stadiumi do të jetë vend ku bën shoping, selfie, kafene, ku ndoshta një ditë do të organizohen edhe dasma, festivale vere apo ekspozita për “transformimin urban në periferi të Europës Juglindore”.
Kështu që urime Korçë, do kemi stadium pa ekip, por me ashensor, pa tifozë, por me lounge, pa frymë sportive, por me pamje të bukur për story në instagram.

