Një vatër zjarri është aktivizuar në një sipërfaqe kodrinore në fshatin Çërravë të Pogradecit. Aktualisht, zjarri është përhapur në një zonë të gjerë dhe po favorizohet edhe nga era.
Kodra është e mbuluar kryesisht me bimësi të ulët, çka ndihmon përhapjen e flakëve. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, punonjës të shërbimit pyjor dhe policia, të cilët po punojnë për lokalizimin e flakëve që po përhapen me shpejtësi.