8.4 C
Pogradec
9.2 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
8.8 C
Maliq
8.9 C
Liqenas
Friday, January 16, 2026

Tatimet aksion në Korçë për faturat tatimore! Fermerët: Me këtë punë mbajmë familjen…

- Advertisement -

Vendimi i fundit i qeverisë për fiskalizimin e sektorit të tregtimit të bulmetit ka ngjallur reagime të forta në rrethin e Korçës, ku dhjetëra fermerë dhe blegtorë shprehin pakënaqësinë për një masë që, sipas tyre, nuk është në përputhje me realitetin ekonomik të zonave rurale.

Prej vitesh, një pjesë e madhe e fermerëve të fshatrave përreth Korçës sigurojnë jetesën përmes shitjes së qumështit të freskët dhe produkteve të përpunuara të bulmetit, të cilat i shesin drejtpërdrejt në tregje apo rrugëve të qytetit.

K

Blegtorët thonë se zbresin çdo mëngjes nga fshatrat me biçikleta dhe bidonë qumështi për t’i shitur ato në rrugë, por vendimi i ri i detyron të pajisen me kasa fiskale e të lëshojnë kupon tatimor, një kërkesë që e cilësojnë të papërballueshme dhe të palogjikshme për kushtet në të cilat punojnë.

Ata nënvizojnë se nuk kanë as infrastrukturën, as mjetet teknologjike dhe as njohuritë për të përmbushur kërkesat e reja, ndërsa vendimi, sipas tyre, favorizon bizneset e mëdha të përpunimit të bulmetit dhe jo prodhuesit e vegjël.

Në kushte të zakonshme, blegtorët arrijnë të shesin një bidon me 1.5 litra qumësht për 120 deri në 150 lekë, ndërkohë që baxhot u ofrojnë vetëm 60 lekë për litër një çmim që nuk mbulon as kostot minimale të prodhimit.

Fermerët kërkojnë që autoritetet të rishikojnë vendimin, duke theksuar se zbatimi i tij në mënyrë të menjëhershme rrezikon të shkatërrojë ekonominë familjare të qindra familjeve të zonës, të cilat jetojnë vetëm nga blegtoria.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit