4.8 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
3.6 C
Ersekë
4.1 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, February 9, 2026

Nga kënga te kërcimi: Fëmijët e Pogradecit magjepsin qytetin liqenor…

- Advertisement -

Një mbrëmje e mbushur me art, emocione dhe energji pozitive u zhvillua këtë të hënë në Odeonin e qytetit liqenor, ku nxënësit e Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci” sollën për publikun një aktivitet të veçantë artistik.

Të rinjtë dhe fëmijët që ndjekin kurset e ndryshme pranë kësaj qendre kulturore shpalosën punën e tyre disamujore përmes një programi të pasur me këngë dhe kërcim.

Luiza Mara, trajnere e kantos, u shpreh se ishte e emocionuar për këtë aktivitet të veçantë, ndërsa theksoi se qyteti i Pogradecit ka shumë talente të rinj që duhet të zbulohen.

Ndërkohë, koreografja Zhuljeta Kalkollari tha se eventi u prit shumë mirë, dhe se koncerti është fryt i një pune të vazhdueshme me të rinjtë pogradecarë.

Eritan Kamolli, drejtues i Qendrës Kulturore, e vlerësoi aktivitetin si një ndër mënyrat më të mira për të promovuar fëmijët e talentuar, duke theksuar se gjatë këtyre muajve verorë, qyteti do të ketë një kalendar të pasur aktivitetesh për turistët dhe vendasit.

Ndër pjesëmarrësit e këtij aktiviteti ishte edhe Serena Luli, e cila ndau emocionet e saj me publikun.

Përmes kësaj veprimtarie, Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci” dëshmoi edhe një herë rëndësinë e edukimit artistik në jetën kulturore të qytetit dhe fuqinë që arti ka për të frymëzuar, bashkuar dhe dhuruar emocione.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit