3.5 C
Pogradec
3.2 C
Korçë
1.8 C
Bilisht
3.8 C
Ersekë
2.7 C
Maliq
3.3 C
Liqenas
Thursday, January 22, 2026

Pogradec/ Punësimi në zonat kufitare, sfidë e përbashkët për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut…

- Advertisement -

Punësimi në zonat kufitare për punonjësit sezonalë është kthyer në qendër të diskutimeve gjatë një tryeze të mbajtur në qytetin e Pogradecit. Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria, por edhe shtetas të Maqedonisë së Veriut, vijojnë të punojnë në informalitet në të dy vendet.

Banorët nga qarqet Elbasan dhe Korçë janë ata që punësohen më shpesh në Maqedoninë e Veriut. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare dhe maqedonase kanë firmosur një marrëveshje të përbashkët me synimin për të ulur informalitetin dhe për të rregulluar tregun e punës ndërkufitar.

Sidomos gjatë sezonit veror, numri i personave që kalojnë kufirin për qëllime turistike dhe punësimi rritet ndjeshëm. Në këtë kuadër, autoritetet kanë shtuar masat dhe planet për kontroll më të mirë.

Inspektori i Punës, Driton Hajrulla, u shpreh se pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë që punojnë në Maqedoninë e Veriut janë të angazhuar kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe hotelerisë. Megjithatë, ai theksoi se problematika më e madhe mbetet fakti që shumica e tyre punojnë në mënyrë informale.

Në një kohë kur vendet e Ballkanit po përballen me mungesë të krahut të punës, në tregun rajonal mbeten problematike si informaliteti dhe mungesa e një strategjie të qartë për rregullimin e tregut të punës. Autoritetet përkatëse kanë hartuar së fundmi një plan masash për të vënë në kontroll këtë dukuri dhe për të garantuar një punësim të rregullt dhe të sigurt për qytetarët në të dy anët e kufirit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit