Nga: Eduart Bardhushi
Miq sapo mbërrita në Aeroportin e Korçës (Lumalasit) !
Një super investim, 25 mln euro… bravo Bashkisë Korçë dhe Qeverisë Shqiptare, për ndërtimin e këtij aeroporti, i cili operon që prej vitit 2022, ku direkt pas fjalës së Raqkë kryetarit, ku u shpreh qartë me zë e figurë, punimet u kryen me shpejtësinë e dritës dhe ja ku jemi tani…premtim i mbajtur !
Teksa po dilja nga terminali i Aeroportit të Korçës, shkova të bëja një analizë gjaku në Spitali i Ri Rajonal në Korçë, se është bërë i ri, po s’dini gjë ju …bravo…bravo…bravo qeverisë !
Një shoku im nga fshati që punon me mjete bujqësore, dmth fermer siç i quajnë pusht’etarët, më tha që këtë vit korri barin dhe madje punoi rehat se ishte drejt ! 😂
Realiteti: Çfarë kemi sot? Thjesht një fushë, një fushë që e shikon avionin vetëm në televizor, se në Korçë avionët fluturojnë vetëm në mendje dhe në fjalimet e politikanëve që gjithmonë premtojnë lart e më lart, mbase dhe më lart edhe se avioni vetë…

