Pas premierës në kryeqytet, dokumentari “Rikthimi i Zonjave”, i cili trajton historinë e grave që i mbijetuan diktaturës dhe komunizmit, është shfaqur në Voskopojë, konkretisht në Akademinë e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve. Dokumentari vjen si një thirrje kujtese dhe reflektimi, sidomos për të rinjtë të cilët nuk e njohin historinë e Shqipërisë para viteve ’90. Producenti i dokumentarit, Armand Braho, tregon se materiali vjen nëpërmjet historisë së familjes së tij, por që ishte e ngjashme me shumë familje të tjera shqiptare.
Ky dokumentar do të vijojë të shfaqet edhe në qytete të tjera, ndërsa diskutimi me audiencën mbetet në fokus, si një formë për refleksion dhe ndërgjegjësim.
Dokumentari “Kthimi i Zonjave” është mbështetur nga AWA – Gruaja Shqiptare në Audiovizual, në bashkëpunim me Scidev dhe financimin e Bashkimit Europian, ndërsa pritet gjithashtu që ky dokumentar të prezantohet edhe në disa festivale.

