Kush nga drejtorët në Pogradec rrezikon më shumë të shkarkohet, nëse ndiqet “modeli i Vlorës”?
Pas “furtunës politike” që përfshiu Vlorën, me një ndërhyrje të papritur të kryeministrit Edi Rama dhe shkarkimin e drejtorëve vendorë si dhe riorganizimin e strukturave të Partisë Socialiste, pyetja që shtrohet natyrshëm në qarqet politike dhe administrative është: cili qytet do të jetë në radhë? Dhe nëse kjo “valë pastrimi” zgjerohet, a është Pogradeci në horizontin e përballjes?
Në sytë e opinionit publik dhe të vetë socialistëve të linjës së parë, Pogradeci nuk është i imunizuar. Përkundrazi, një analizë realiste e performancës së drejtuesve lokalë ngre dyshime të mëdha mbi eficiencën, angazhimin dhe përputhjen me prioritetet e qeverisë.
Kryeministri Rama ka shpallur publikisht se “askush nuk ka vend të sigurt në administratë nëse nuk dorëzon rezultat”. Në këtë logjikë, Pogradeci ndodhet përballë një momenti reflektimi. Nëse nuk ka performancë, nuk ka as garanci pozicionesh. Ndaj, të gjithë drejtuesit vendorë janë të thirrur të shohin pasqyrën e Vlorës, jo për t’u frikësuar, por për të marrë masa konkrete dhe të matshme. Madje kjo temë nuk ka mbetur pa u diskutuar dhe nga disa prej tyre ditën e sotme.
Sot në të gjitha lokalet e Pogradecit, diskutohej çështja se nëse Rama ndjek rastin e Vlorës, kush nga drejtorët e Pogradecit rrezikohet mësëtepërti?