Bashkia Pogradec ka njoftuar se vijojnë punimet intensive për pastrimin e bregut të liqenit gjatë gjithë vijës nga Buçimasi deri në Tushemisht, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të pastër dhe të sigurt për pushuesit.
Në një postim zyrtar, Bashkia thekson:
📍Për plazhe të pastra dhe të sigurta për pushuesit
Ekipet tona të pastrimit janë çdo ditë në terren, duke kryer pastrimin periodik të vijës bregliqenore nga Buçimasi deri në Tushemisht, për të larguar algat që nxjerr liqeni dhe për të garantuar një ambient të pastër dhe të këndshëm për të gjithë pushuesit.
✅ Plazh më i pastër
✅ Kujdes i përditshëm
✅ Turizëm i qëndrueshëm
Ky aksion vjen në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar cilësinë e turizmit dhe për t’i ofruar vizitorëve një përvojë më të pastër dhe të sigurt përgjatë sezonit veror.