Bucimas – Gjimnazi “14 Engjëjt” ka shpallur nxënësen më të mirë të këtij viti shkollor, një titull që këtë herë i është dhënë maturantes Bora Neritan Çekiçi, e cila është vlerësuar për rezultatet e shkëlqyera gjatë tre viteve të studimit dhe për notat e larta të arritura në provimet e Maturës Shtetërore.
Në një njoftim zyrtar, drejtoria e shkollës vlerëson përkushtimin e Borës jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në angazhimin e saj në të gjitha veprimtaritë mësimore dhe edukative që janë zhvilluar në ambientet shkollore.
“✅ Në bazë të rezultateve të arritura për tri vitet e shkollimit pranë gjimnazit ‘14 Engjejt’, si dhe nga notat e marra në provimet e maturës, maturantja Bora Neritan Çekiçi shpallet nxënësja më e mirë e shkollës sonë!
✅ Familja, shkolla dhe shoqëria e Borës janë krenarë për përkushtimin, mundin, angazhimin e saj në të gjitha veprimtaritë mësimore-edukative.
✅ I urojmë suksese të mëtejshme Borës, të gjitha ëndrrat iu bëfshin realitet!” – thuhet në urimin publik të gjimnazit.
Ky vlerësim është një moment krenarie për shkollën dhe një shembull frymëzimi për brezat e rinj të nxënësve, duke dëshmuar se me punë të palodhur dhe përkushtim, arritjet e larta janë të prekshme.