15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Pogradec/ Vijon procesi i dezinsektimit. Bashkia: Spërkatja në kuadër të masave për sezonin veror

- Advertisement -

Pogradec – Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik dhe garantimin e një mjedisi sa më të pastër dhe të sigurt për qytetarët dhe vizitorët, Bashkia Pogradec ka vijuar me ndërhyrjet për dezinsektimin e hapësirave publike.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë javës së kaluar është kryer procesi i dezinsektimit përgjatë shëtitores së qytetit në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) Pogradec. Qëllimi i këtyre masave është të parandalohet përhapja e insekteve dhe të garantohen standardet e nevojshme të higjienës në zonat më të frekuentuara gjatë verës.

🔹 “✅ Vijon puna për një qytet më të pastër dhe më të sigurt!
Gjatë javës që lamë pas, Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me NJVKSH Pogradec, ka vijuar me procesin e dezinsektimit përgjatë shëtitores, duke u kujdesur për një mjedis sa më të shëndetshëm, të pastër dhe komod për qytetarët dhe vizitorët.
🦟 Ky proces është një pjesë e rëndësishme e masave për të garantuar higjienën dhe cilësinë e jetës dhe sezonit veror në qytetin tonë.” – thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë.

Këto ndërhyrje vijnë si pjesë e strategjisë së përgjithshme për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe mbrojtjen e shëndetit publik, veçanërisht gjatë muajve të verës kur prania e turistëve rritet ndjeshëm.

Bashkia ka paralajmëruar se procesi i dezinsektimit do të vijojë në mënyrë periodike edhe në zona të tjera urbane dhe periferike, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe garantimin e një sezoni veror sa më të sigurt për të gjithë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit