15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Mbyllet festivali “Albamono”, çmimet shkojnë për…

- Advertisement -

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “ALBAMONO” ka përmbyllur edicionin e tij të 21-të me një jehonë të jashtëzakonshme, duke kthyer Bashkinë e Maliqit dhe Pogradecit në një qendër të rëndësishme të artit skenik ndërkombëtar.

Ngjarja, e organizuar nga Agjencia e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, mblodhi artistë të njohur nga tetë shtete: SHBA, Polonia, Bjellorusia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Shqipëria, Greqia dhe Ukraina. Ky bashkëdyzim kulturash solli në skenë një përvojë të pasur artistike dhe emocionale për publikun shqiptar.

Juria ndërkombëtare, e përbërë nga emra të shquar të teatrit si Azzurra De Gregorio (Itali), Anna Mariani (Gjermani) dhe Klajdi Malellari (Shqipëri), ndau çmimet kryesore për interpretimet dhe regjitë më të spikatura:

  • 🏆 Aktori më i Mirë: Zdravko Stojanov – National Theatre of Bitola, Maqedonia e Veriut
  • 🏆 Aktorja më e Mirë: Danijela Popovic – “Theater 86” New York, SHBA
  • 🏆 Regjisori më i Mirë: Dimitris Karatzias – Vault Theatre Plus, Athinë, Greqi
  • 🏆 GRAND PRIX “Dhimitër Orgocka”: Palina Dabravolskaya Project – Bjellorusi / Poloni

Festivali “ALBAMONO” vijon të jetë një platformë e rëndësishme për shkëmbime ndërkulturore dhe promovimin e artit monodramatik në Shqipëri, duke fuqizuar rolin e teatrit si një gjuhë universale që prek ndjeshmëritë njerëzore përtej kufijve.

Me një program të larmishëm dhe pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare, ky edicion konfirmoi edhe një herë pozicionin e festivalit si një ngjarje e rëndësishme në kalendarin kulturor shqiptar dhe më gjerë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit