15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Pogradec/ Hafesllari: Pajisuni me kartën e rezidentit! Plan masash për sezonin. “Ti mirëpresim vizitorët siç na ka hije”

- Advertisement -

Me nisjen e fluksit të pushuesve në qytetin e Pogradecit, Policia Bashkiake ka ndërmarrë një plan të detajuar masash për menaxhimin e trafikut dhe parkimeve, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe garantimin e një sezoni të qetë turistik.

Drejtuesi i Agjencisë së Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Pogradecit, Markel Hafesllari, u ka bërë thirrje qytetarëve të pajisen me kartën e rezidentit për parkim, në mënyrë që të shmangen problemet në zonat me prani të lartë turistësh. Sipas tij, është e rëndësishme që banorët të tregojnë mirëkuptim dhe mikpritje, duke kufizuar lëvizjet e panevojshme me mjete dhe duke përdorur hapësirat e lagjeve për parkim.

“U bëjmë thirrje pogradecarëve që gjatë sezonit turistik të tregojnë qytetari e mikpritje ndaj vizitorëve, të shmangin qarkullimin e panevojshëm dhe të parkojnë në zonat e banimit për të evituar kaosin rrugor,” – u shpreh Hafesllari.

Në kuadër të këtij plani, Policia Bashkiake ka rritur ndjeshëm patrullimet dhe kontrollin në zonat më të frekuentuara, me qëllim rritjen e sigurisë për pushuesit dhe garantimin e rendit publik.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës 23 prill 25 qershor, në të gjithë rrethin e Pogradecit janë vendosur gjithsej 1,174 masa administrative, me një vlerë totale prej 1,764,500 lekësh të reja. Institucionet vendore apelojnë për bashkëpunim dhe mirëkuptim nga ana e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave gjatë një periudhe kaq të ngarkuar për qytetin.

Përmes këtyre masave, synohet që sezoni veror në Pogradec të zhvillohet në mënyrë sa më të rregullt, të sigurt dhe mikpritëse për të gjithë vizitorët.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit