15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Absurde/ Tushemishti si ‘Big Brother’, shëtitorja mbushet me dhjetëra kamera sigurie nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Disa pyetje pa përgjigje për Dritan Agollin

- Advertisement -

Në anë rrugës që të çon në Drilon dhe Tushemishtit përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit, janë vendosur një seri shtyllash rreth çdo 5 metra distancë. Në secilën prej tyre janë instaluar kamera, të cilat kanë ngjallur kureshtjen e të gjithë mbi motivin përse duhet “një Big Brother” në një ndër 100 fshatrat turistik të Shqipërisë.

Në mediat sociale ka shpërthyer një debat pasi në dukje kamerat janë të kushtueshme, madje flitet 12 mijë euro njëra shtyllë. Por kush i ka vendosur këto kamera, dhe me çfarë qëllimi.

Projekti është financuar nga AADF, ndërsa zbatuesi në terren është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Drejtuesi i tij, Dritan Agolli pak muaj më parë dha këtë shpjegim për investimin ”Veçanti e këtij projekti janë 58 ndriçues inteligjentë të pajisur me sensorë ajri, kamera sigurie dhe ekrane informuese me prekje për turistët”, por mbetet e paqartë se përse nevojiten kamera sigurie për çdo shtyllë, në një hapësirë të kufizuar.

A është kjo pjesë e projektit të menaxhimit të parkut të Drilonit dhe Tushemishtit? A janë këto shtylla inteligjente? A ka një sallë operative? Kush i kontrollon dhe menaxhon këto dhjetëra kamera të vendosura? Janë një pjesë e pyetjeve që kërkojnë përgjigje.

Burimi: Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit