15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Skënderbeu pret të huajt në stërvitje, Ardit Nikaj mund të bashkohet me Rashicën në Ukrainë…

- Advertisement -

Skënderbeu prej vitesh mbetet larg trofeve, për vetë rrjedhën që mori ecuria e klubit pas dënimit të rëndë nga UEFA, por misioni i klubit për të promovuar dhe shituar futbollistë nuk ka ndaluar ndërvite. I fundit që pritet të shitet nga bardhekuqtë, parashikohet të jetë sulmuesi shkodran Ardit Nikaj, për të cilin kanë nisur të bien “sirenat” nga Ukraina. Sipas zërave të merkatos, por edhe burimeve pranë korçarëve, bëhet me dije se Ardit Nikaj është pranë largimit nga Skënderbeu, duke hedhur një hap para në karrierën e tij, pasi nuk mungojnë ofertat nga jashtë vendit. Prej kohësh është folur se 23-vjeçari mund të bashkohet sërish në një ekip me ish-shokun e skuadrës, Ermir Rashica. Thuhet kështu, pasi për shkodranin ka shfaqur interes skuadra ukrainase e Metalist 1925 Kharkiv. Supas të rejave më të fundit që vijnë nga kjo lëvizje merkatoje, bëjnë me dije se palët kanë nisur komunikimin mes tyre, ku përfshihet edhe klubi korçar, pasi Nikaj është nën kontratë me Skënderbeun. Nëse realizohet kjo lëvizje, i bie që klubi korçar të fitojë një shumë të majme, pasi disa muaj më parë u përfol se Skënderbeu shiti Ermir Rashicën te Metalist 1925 për rreth 800 mijë euro. Pra, një lëvizje që mund të fitojnë të gjithë.

Java për të huajt- Skënderbeu e ka nisur punën për sezonin e ri që më 25 qershor, por trajneri Gjoka nuk e ka pasur të plotë grupin gjatë këtyre ditëve. Ka rënë në sy mungesa e disa futbollistëve të huaj, titullarë të sezonit të fundit, për të cilët është thënë se do t’i bashkohen ekipit brenda kësaj jave që nis sot. Nga Korça bëjnë me dije se nesër pritet që me ekipin të bashkohet sulmuesi Bismark, qëndrimi i të cilit është një garanci për ecurinë e bardhekuqve në Kategorinë e Parë. Shpresohet që këtë rrugë të ndjekin edhe Estrela, Radi, Marko Ramos e të tjerë. Për momentin, largime zyrtare në kampin korçar konisderohen këta futbollistë: Zhoao Felipe, Liridon Balaj, Mamane Amadou Sabo dhe Elvis Prençi.

PANORAMASPORT.AL

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit