15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Skënderbeu nis përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, ja kush do të jetë kapiteni i ri i skuadrës korçare…

- Advertisement -

Nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, skuadra e Skënderbeut, ka nisur ditën e sotme përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Bardhekuqtë kanë zbarkuar në anekset e stadiumit “Skënderbeu” prej orës 18:00, teksa mësohet se pas largimit të Elvis Prençit, kapiteni i ri i skuadrës korçare do të jetë portieri Marko Alia, i cili mesa duket ka vendosur t’i qëndrojë besnik “Ujqërve të Dëborës”. Klubi pritet të ndërhyjë edhe në merkato, me afrime të reja që do të ndihmojnë në realizimin e synimit për rikthimin në Superiore. 

Në këtë seancë të parë stërvitore drejtuesit e Skënderbeut u panë optimistë për të ardhmen dhe rikthimin e shpejtë të skuadrës korçare në majat e futbollit shqiptar. 

PANORAMASPORT.AL

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit