15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Qendra Shëndetësore Verore në Pogradec, garanci më shumë për pushime të qeta

- Advertisement -

Prej vitesh në Pogradec për të përballur fluksin e shtuar të turistëve gjatë verës funksionon Qendra Shëndetësore Verore.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna e mjekëve dhe infermierëve që ofrojnë kujdes shëndetësor për qytetarët dhe pushuesit.

“Edhe këtë sezon, në Qendrën Shëndetësore Verore mjekët dhe infermierët janë çdo ditë në gatishmëri për të ofruar ndihmën e parë dhe kujdesin e nevojshëm për çdo rast urgjence apo shqetësimi shëndetësor që mund të kenë pushuesit”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ky shërbim është një garanci më shumë për pushime të qeta dhe të sigurta për të gjithë ata që zgjedhin Pogradecin si destinacionin e tyre veror”.

Elona Katiraj, drejtoreshë e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Pogradec, tha se “kjo qendër është e hapur 24 orë në 7 ditë të javës”.

Mjekja Luiza Zotaj tha se “problemet janë nga më të ndryshmet , si helmime, viroza, pickime nga insektet, probleme e tensionet etj”.

Gjatë gjithë sezonit veror, turistët e huaj, por edhe pushuesit vendas mund të marrin shërbim shëndetësor për çdo rast urgjence në 36 qendrat shëndetësore verore që janë në funksion të plotë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës.

Këto qendra shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj./ATSH

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit