- Naim Jonuzi prek shpirtin me novelën e tij më të ndjerë
Shkrimtari Naim Jonuzi vjen me librin e tij të tetë, një novelë me titullin “Lamtumira e Fundit”. Ngjarjet zhvillohen në Kosovë dhe kanë në qendër rrëfime të thella emocionale që ndodhin gjatë luftës në Kosovë.
Përjetime reale, të bazuara në tragjedi familjare, vijnë të përmbledhura në këtë libër, duke ofruar një pasqyrë të ndjerë dhe autentike të asaj periudhe të errët.
Jonuzi në libër sjell përjetimet emocionale pa filtra, në një kohë kur luftërat, për fat të keq, po rikthehen në disa pjesë të botës.
Naim Jonuzi është autor i shumë veprave letrare dhe aktualisht po përgatit edhe një tjetër botim të ri.

