23.8 C
Pogradec
24.3 C
Korçë
24 C
Bilisht
23.1 C
Ersekë
23.3 C
Maliq
24.7 C
Liqenas
Friday, July 18, 2025

“Serenatat mbi liqen” mbledhin në odeon Pogradecarët! Këngëtari: Kemi serenata të ndryshme nga të Korçës…

- Advertisement -

Mbrëmja e djeshme në Odeonin e qytetit të Pogradecit u përfshi nga emocionet dhe nostalgjia e tingujve të serenatave, në koncertin “Serenatë mbi Liqen”. Artistë të rinj, emra të njohur të muzikës pogradecare dhe interpretime të veçanta sollën një atmosferë autentike, duke risjellë vlerat e muzikës tradicionale që ka identifikuar prej dekadash artin e qytetit liqenor.

Një ndër figurat që u ngjit në skenë ishte dirigjenti i Korit “Nostalgjia”, Jovan Shuke, i njohur ndryshe si “Xhuvi”. Ai shprehet se aktivitete të tilla dëshmojnë se tradita vazhdon të jetojë dhe qyteti po kultivon breza të rinj serenatistësh.

Në këtë frymë u ngjitën në skenë edhe Lina Kyçyku dhe Almenda Sulollari, të cilat sollën për publikun jo vetëm interpretimin e tyre, por edhe rrëfime për lidhjen e thellë që qytetarët e Pogradecit kanë me serenatën, si një trashëgimi që mësohet në çdo familje qytetare.

Agim Dandallaku, pjesë e grupit “Nostalgjia”, solli në vëmendje historinë njëqindvjeçare të këngës së serenatës në Pogradec, duke evidentuar edhe dallimet e saj nga ajo korçare, si në strukturë muzikore, ashtu edhe në interpretim.

Pjesëmarrëse për herë të parë në një koncert të tillë ishte edhe Viki Muçollari. E reja që e ka mësuar serenatën në shkollën e muzikës, theksoi se përfshirja e brezave të rinj në ngjarje të tilla është një nxitje për të mbajtur gjallë trashëgiminë dhe për të ruajtur pastërtinë e artit qytetar.

Koncerti “Serenatë mbi Liqen” do të vijojë edhe mbrëmjen e sotme, me pjesëmarrjen e shumë artistëve dhe grupeve të muzikës qytetare. Qindra qytetarë dhe vizitorë kanë zgjedhur ta kalojnë këtë fundjavë nën hijen e pishave dhe në shoqërinë e melodive të paharruara pogradecare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit