15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Pogradec/ Vargje dhe tinguj në mes të qytetit! Kamolli: “3 muaj plot me aktivitete…”

- Advertisement -

Pogradec – Nën hijen e muzgut dhe flladin e freskët të liqenit, sheshi i Trëndafilave u mbush mbrëmjen e djeshme me tinguj poetikë dhe melodi të instrumenteve muzikore, në një mbrëmje të veçantë kushtuar poezisë dhe dashurisë për qytetin buzë liqenit.

Artistë dhe të rinj pogradecarë recituan vargje të përzgjedhura që evokonin ndjesinë e përkatësisë, dashurinë për natyrën dhe nostalgjinë që vetëm Pogradeci di të ngjallë. Poezia dhe muzika u ndërthurën mjeshtërisht, duke krijuar një atmosferë intime dhe artistike për të pranishmit.

Organizatori i aktiviteteve verore, Eritan Kamolli, u shpreh se ky ishte vetëm një ndër shumë ngjarjet që do të gjallërojnë jetën kulturore të qytetit gjatë muajve të verës.

“Kalendari i aktiviteteve për këtë muaj veror është shumë i pasur dhe pritet që përgjatë tre muajve të verës, qyteti të kthehet në një qendër tërheqëse për turistët që zgjedhin Pogradecin për të kaluar pushimet e tyre,” – u shpreh Kamolli.

Ndërsa dy nga pjesëmarrësit, Alba Dajlani dhe Jurgen Liçkollari, ndanë emocionet e tyre dhe mënyrën se si arritën të përshtasin vargjet poetike në formë këngësh, duke u dhënë atyre një frymë të re artistike.

“Ishte një eksperiencë unike. Poezia mori jetë përmes zërit dhe muzikës, dhe kjo krijoi një lidhje të veçantë mes nesh dhe publikut,” u shprehën ata.

Që prej çeljes zyrtare të sezonit turistik, Pogradeci po dëshmon përkushtimin e tij për t’u kthyer në një destinacion të dëshiruar, jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për gjallërinë kulturore që ofron çdo verë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit