Konflikt në një lokal në Pogradec, dy të plagosur dhe tre persona të shoqëruar nga Policia
Pogradec – Një konflikt i çastit në një lokal në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit ka përfunduar me dy persona të plagosur dhe tre të tjerë të shoqëruar nga Policia për sqarimin e ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake të dhëna nga Policia, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, gjatë të cilit janë përdorur edhe sende të forta. Dy shtetas, të identifikuar si M. Xh. dhe K. N., kanë mbetur të dëmtuar nga goditjet me gota dhe janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Tre persona të tjerë, konkretisht A. K., N. Ç. dhe D. Xh., janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Pogradecit për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia ka njoftuar se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj.
“Pogradec / Informacion paraprak
Në lagjen nr. 1, Pogradec, pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, janë dëmtuar me gota shtetasit M. Xh. dhe K. N., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasit A. K., N. Ç. dhe D. Xh., janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”