Lëkundje tërmeti në zonën verilindore të Pogradecit, magnituda 2.2
Pogradec – Një tërmet me magnitudë 2.2 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mengjesit së sotme, më 21 qershor 2025. Sipas të dhënave nga aplikacioni për monitorimin e tërmeteve, lëkundja është ndjerë në orën 00:33 me orën lokale (22:33 UTC), në një thellësi prej 10 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 15 kilometra në veri të Pogradecit dhe 51 kilometra në lindje të qytetit të Elbasanit.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar. Megjithëse me intensitet të ulët, lëkundja është ndjerë nga disa banorë të zonës.
Tërmeti është pjesë e aktivitetit të zakonshëm sizmik që karakterizon rajonin e Shqipërisë, një zonë me rrezik të moderuar sizmik për shkak të pozicionit të saj gjeografik në kufirin mes pllakave tektonike euroaziatike dhe atë të Adriatikut.
Institucionet përkatëse vijojnë të monitorojnë situatën.