15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Aksidente dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në qarkun e Korçës, një i arrestuar dhe disa të proceduar penalisht

- Advertisement -

Aksidente dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në qarkun e Korçës, një i arrestuar dhe disa të proceduar penalisht

Policia e Qarkut të Korçës ka raportuar për një sërë ngjarjesh që lidhen me shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe aksidente me pasoja të lehta për qytetarët. Si pasojë e veprimeve të paligjshme, një person është arrestuar në flagrancë, ndërsa ndaj katër të tjerëve ka nisur procedimi penal.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë:

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 20 vjeç, banues në Sovjan, Maliq, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.”

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve në rrugë dhe hetimeve pas aksidenteve të ndodhura, policia ka referuar në Prokurori materialet për fillimin e procedimeve penale ndaj disa shtetasve të tjerë:

-E. M., 29 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., 54 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin që drejtonte 29-vjeçari;

-J. I., 30 vjeç, dhe A. M., 54 vjeç, pasi automjeti që drejtonte 30-vjeçari është përplasur me motomjetin që drejtonte 54-vjeçari, pa leje drejtimi. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit;

-R. M., 71 vjeç, banues në Mborje, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi V. Sh., 39 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë në automjetin që drejtohej nga 39-vjeçari.”

Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke rikujtuar se drejtimi i automjetit pa leje është një shkelje e rëndë që vë në rrezik jetën e drejtuesve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë për rritjen e sigurisë rrugore në të gjithë qarkun.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit